Letra emocionale e sportistit

Basketboll

Letra emocionale e sportistit

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 11:15
Letra emocionale e sportistit

Tom Brady thotë se vdekja e Kobe Bryant e ka lënë atë pa gjumë dhe e ka bërë të qajë në masë të madhe, derisa tani ai ka folur në lidhje me rëndësinë që kishte ish-basketbollisti legjendar për të.

‘TB12’ nuk e ka dashur Bryantin vetëm si sportist, por e ka respektuar edhe si baba, për të cilin thotë se e kishte inspirim.

Ylli i futbollit amerikan ka shkruar një letër të gjatë në lidhje me atë se e si e përjetoi vdekjen e Kobe.

“Kam qenë thellë i prekur nga vdekja e Kobe, Gianna, dhe të tjerëve në atë fluturim tragjik disa javë më parë”, ka shkruar fillimisht Brady.

“Që prej atëherë, unë kam përjetuar shumë mërzi dhe pikëllim. Nga kjo tragjedi kam mësuar shumë. Më ka mbajtur zgjuar tërë natën dhe më ka sjellur shumë lot”, shkruan më tej sportisti i njohur.

“Kobe ishte më ndryshe, atij nuk i interesonte kush je, burrë apo grua, i zi apo i bardhë, i pasur apo i varfët, ai donte t’iu ndihmonte për t’u bërë më i miri”, shkruhet në letrën e Bradyt në mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat