Kthehet në parket - Bota Sot
Kthehet në parket

Basketboll

Kthehet në parket

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:55
Kthehet në parket

Pas gati 4 muajsh pushim Stephen Curry është gati të rikthehet në fushë. Ylli i NBA-së dhe Golden State mund të zbresë në parket që javën e ardhshme, në ditët e para të marsit.

Në nëntor të vitit të kaluar ai u lëndua në dorën e majtë (ndaj Phoenix) dhe u detyrua të kryejë një operacion, që e mbajti jashtë fushave për më shumë se 3 muaj.

Sipas një video të postuar nga Golden State në “Twitter” basketbollisti ka nisur stërvitjen me topin, duke gjuajtur nga distanca.

Për pasojë, ai pritet të rikthehet në fushë shumë shpejt, për të ndihmuar skuadrën të dalë nga kriza. Këtë sezon Warriors janë paraqitur dobët, teksa mungon prej 9 muajsh edhe Klay Thompson.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat