Liga Ballkanike: Ibar – Rahoveci, sfida përfundon me këtë rezultat

Basketboll

Liga Ballkanike: Ibar – Rahoveci, sfida përfundon me këtë rezultat

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 21:55
Pamje nga ndeshja

Skuadra e basketbollit Rahoveci është befasuar nga skuadra malazeze, Ibar e Rozhajes në kuadër të Ligës Ballkanike.

‘Vreshtarët’ sot janë mposhtur me rezultatin 80:69, si vendas.

Nwankowo, ishte basketbollisti më i dalluar te Rahoveci në këtë ndeshje me 17 pikë.

Kurse, Johnson shtoi 16 të tjera.

Te mysafirët u dalluan: Simovic me 22 pikë dhe Ljujic me 17 pikë të tjera.

Kujtojmë, në këtë ndeshje për skuadrën kosovare mungojë basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Leonard Mekaj, i cili ka thyer hundën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat