Zbulohet oferta e Lakers për Derrick Rose

Basketboll

Zbulohet oferta e Lakers për Derrick Rose

Më: 6 mars 2020 Në ora: 23:35
Derrick Rose

Los Angeles Lakers janë të interesuar në shërbimet e Derrick Rose.

Organizatori i Detroit Pistons, dikur MVP i NBA, Rose, ka tërhequr vëmendjen e Lakers.

Bruime të ‘Clutchpoints’ bëjnë të ditur se Lakers kanë bërë tashmë një ofertë për Pistons, për shërbimet e Rose, por oferta ishte e mangët.

Lakers kishin ofruar shërbimet e Alex Caruso si dhe një zgjedhje të draftit, por kjo nuk i ka mjaftuar skuadrës nga Detroit për ta liruar D Rose.

Duket se skuadra nga Los Angeles është e vendosur të afrojë më shumë lojtarë me përvojë në skuadër, me ‘Play Off’ që po afron.

Lakers është skuadra e parë në konferencën perëndimore, me një rekord prej 47-13.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat