Frika nga koronavirusi, merret ky vendim në Shqipëri

Basketboll

Frika nga koronavirusi, merret ky vendim në Shqipëri

Më: 9 mars 2020 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

“Coronavirusi” ka prekur edhe Shqipërinë dhe ditën e sotme Qeveria shqiptare ka udhëruar mbylljen e aktiviteteve sportive dhe jo vetëm.

Federata shqiptare vendosi që dy ndeshjet e sotme të basketbollit, Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësit të luhen me dyer të mbyllura.

Në ditët e ardhshme pritet të zbulohet se çfarë të ndodh edhe pse gjendja aktualisht nuk është alaramante.

Por, ndryshe nga Federata e futbollit, ajo e basketbollit ka vendosur të ndërpresë kampionatin duke iu bindur urdhërit të Qeverisë shqiptare.

“Në vijim të gjithë komunikimeve zyrtare, të bëra nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, Sportit dhe Rinise (dokumentët bashkëlidhur), jemi të detyruar të zbatojmë udhëzimet e konfirmuara zyrtarisht, për ndërprerje të aktivitetit sportiv. Nëse në vazhdim, do të ketë njoftime të tjera, të ndryshme nga sa në shkresat bashkëlidhur, do t’ju komunikojmë në kohë reale“, lexohet në deklaratën e FSHB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat