LeBron James ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të javës në NBA (konferenca perëndimore).
Ikona e NBA, tashmë anëtar i Lakers, po vazhdon me paraqitjet spektakolare edhe në sezonin e tij numër 17.
Gjatë kësaj jave, LeBron ka regjistruar 29.0 pikë për ndeshje, 10.3 asistime dhe 7.3 kërcime për ndeshje.
James priu Lakers për një seri 3:0, duke fituar kundër Milwaukee Bucks, LA Clippers e Philadelphia 76ers, duke fituar kështu çmimin lojtari i javës.
‘Mbreti’ gjatë tri ndeshjeve ka qenë 51.9 për qind i saktë nga loja e hapur.
Në ndeshjen kunëdr 76ers, James shënoi 22 pikë, 14 asistime dhe shtatë kërcime.
Kundër Milwaukee, LeBron shpërtheu me 37 pikë, tetë asistime e tetë kërcime, kurse kundër Clippers ai mbylli mbrëmjen me 28 pikë, nëntë asistime e shtatë kërcime.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave LeBron James është bërë lojtari i tretë në histori të NBA, njëkohësisht më i riu, që prek shifrën e 34 mijë pikëve të shënuara në karrierë.