Drvariç në Kosovë - Bota Sot
Drvariç në Kosovë

Basketboll

Drvariç në Kosovë

Më: 10 mars 2020 Në ora: 12:01
Drvariç në Kosovë

Të shtunën (14 Mars 2020) me fillim nga ora 10:00 deri në 17:00 në Prishtinë do të mbahet Klinika për Trajnerë në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), FIBA Evropës dhe Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK).

Ligjërues i Klinikës do të jetë Janez Drvariç nga Sllovenia. Drvariç është një ndër ekspertët më të mëdhenj të basketbollit në Evropë.

Drvariç momentalisht është një prej udhëheqësve të Programit të Edukimit të Trajnerëve, FECC, që organizohet nga FIBA Evropa.

Për vendin se ku do të mbahet Klinika, për shumën e pjesëmarrjes dhe për agjendën do të informojmë të gjithë trajnerët/et dhe opinionin e gjerë më së largu më 11 mars.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat