Kush u përforcua?

Basketboll

Kush u përforcua?

Më: 12 mars 2020 Në ora: 10:16
Kush u përforcua?

Ka përfunduar afati kalimtar për basketbollistë të huaj për klubet e Superligës së Kosovës në basketboll.

Klubet e elitës deri më tani kanë pasur drejt të përforcohen me lojtarë të huaj, derisa tashmë ka përfunduar afati kalimtar dhe nuk mund të ketë më lëvizje sa i përket lojtarëve të huaj.

Në ditët e fundit të afatit kalimtar kanë ndodhur disa përforcime, ku KB Golden Eagle Ylli ka paraqitur kërkesë për tu përforcuar me Derail Green, Sidy Mohamed Djitte dhe Davon Hayes, Sigal Prishtina me Kendarrius Hamilton, Ponte Prizreni me Marcus Myers, Feronikeli me Tavarion Nix, Peja me Robert Alexander Cartwrigt dhe Vernon Goodridge dhe Rahoveci me Tyre Griffin dhe Josip Mikuliq.

Kurse Bashkimi në konkurrencën e femrave është përforcuar me Oluwantomise Funke Zaccheaus.

Basketbollistët në fjalë kanë drejt të paraqiten, pasi të kompletohen dokumentacionet e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat