Rahoveci me vendin interesant për lojtarët e huaj

Basketboll

Rahoveci me vendin interesant për lojtarët e huaj

Nga: K. G. Më: 15 mars 2020 Në ora: 15:48
Rahoveci me vendin interesant për lojtarët e huaj

Klubi i basketbollit Rahoveci mori vendim interesant për lojtarët e huaj. 
“Klubi liron lojtarët e huaj.

Momente të tilla si këto, ku sporti nuk është as dytësor e as tretësor, ndiejmë nevojën tonë për të qëndruar brenda në shtëpi dhe kështu mos ta përhapim edhe më shumë pandeminë që po shkakton viktima e numër të madh të të prekurve. 

Kësisoj, duke analizuar situatën dhe duke parashikuar se ky sezon basketbollistik tashmë është pezulluar dhe nuk dihet se kur do të fillojë nëse do të fillojë, i kemi liruar të gjithë basketbollistët e huaj.

Ne falënderojmë secilin prej tyre për kontributin e çmuar që e kanë dhënë për skuadrën tonë, me shpresën se dikur, do të takohemi sërish. 

Do të ishte jo-njerëzore nga ana jonë që t'i mbajmë edhe më tutje në kampin tonë, kur kemi parasysh faktin e izolimit të propozuar nga instancat më të larta shtetërore”, njofton KB Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat