Gasol: Tani është e paevitueshme

Basketboll

Gasol: Tani është e paevitueshme

Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:03
Gasol: Tani është e paevitueshme

Basketbollisti spanjoll Pau Gasol, tashmë 39 vjeç, po mendon të tërhiqet nga sporti. Këtë sezon ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje me skuadrën e Milwaukee për shkak të dëmtimit dhe me situatën e krijuar për shkak të coronavirus ai e sheh të pamundur një rikthim normal në fushë.

“Për të rikuperuar nga dëmtimi i fundit m’u desh më shumë se një  vit, ndaj tani është e paevitueshme që të mendoj për tërheqjen nga sporti.

Pas disa muajsh do të jem 40 vjeç. Gjithsesi, mendoj se sfida ime e ardhshme profesionale do të jetë të tentoj të rikthehem në fushë”, tha Gasol.

Pau Gasol ka fituar dy tituj kampionë me Lakers, një nga ikonat e këtij klubi. Ai ka luajtur 6 herë në “All Star Game” dhe në vitin 2006 është shpallur kampion bote me Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat