Gjest i madh nga Davis – paguan ushqimin për të gjithë stafin mjekësor

Basketboll

Gjest i madh nga Davis – paguan ushqimin për të gjithë stafin mjekësor

Më: 27 mars 2020 Në ora: 23:14
Anthony Davis

Ylli i Lakers, Anthony Davis, ka bërë një gjest të madh.

Anëtari i Lakers është kujdesur që të paguajë ushqimin për të gjithë punonjësit e fushës shëndetësore në Los Angeles.

Davis ka dhënë donacion 250 mijë dollarë, për të paguar ushqimin për punonjësit shëndetësorë të LA.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Mark Medina nga ‘USA Today’.

Davis kështu i bashkohet disa sportistëve të tjerë që kanë dhënë kontributin e tyre, në luftën kundër Covid19. Sigurisht, gjesti i Davis shkon në formë falënderimi për të gjithë heronjtë ‘mantelbardhë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat