FIBA u dërgon planin gjyqtarëve të basketbollit për ushtrime nga shtëpia

Basketboll

FIBA u dërgon planin gjyqtarëve të basketbollit për ushtrime nga shtëpia

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:04
FIBA u dërgon planin gjyqtarëve të basketbollit për ushtrime nga shtëpia

Pandemia Covid-19 që është shpërndarë anembanë globin, ka prekur edhe sportin, ku pothuajse të gjitha garat ndërkombëtare janë ndërprerë, deri në një vendim të ri.

Garat janë pezulluar edhe në Kosovë, duke respektuar vendimet e Qeverisë së Kosovës, derisa bëhet thirrje që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi.

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka përgatitur planin, ku gjyqtarët e basketbollit mund të bëjnë ushtrime në shtëpi, pa pasur nevojë të stërvitin në natyrë apo në qendra të fitnesit.

Manuali për ushtrime fizike, si dhe plani për ushtrime në shtëpi për gjyqtarët e basketbollit u është dërguar të gjitha Federatave Nacionale, e në këtë rast edhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve, Faton Kurshumlija, ka bërë të ditur se manuali dhe plan programi i është dërguar të gjithë gjyqtarëve në Kosovë.

Këto ushtrime do t’u ndihmojnë shumë gjyqtarëve të basketbollit për të mbajtur trupin në formë dhe të stërvitin në shtëpi, ashtu siç po kërkohet në mbarë globin.

Federata e Basketbollit e Kosovës kërkon nga gjyqtarët e Kosovës të përcjellin planin e dërguar nga FIBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat