Mediat serbe çohen në këmbë si të çmendura: Shqiptarët sulmojnë Donçiqin....Po kush ka fyer...

Basketboll

Mediat serbe çohen në këmbë si të çmendura: Shqiptarët sulmojnë Donçiqin....Po kush ka fyer...

Më: 1 prill 2020 Në ora: 14:43
Mediat serbe çohen në këmbë si të çmendura: Shqiptarët sulmojnë Donçiqin....

Basketbollisti serb sot bëri një gjest racist duke shpërndarë një video në të cilin kishte thirrje raciste: “Kush nuk kërcen, është shqiptar" dhe "Vritni shqiptarët" ishin thirrjet që u dëgjuan në këtë video të shpërndarë nga Luka Donçiq.

Kjo bëri që reagimet të jenë të mëdha dhe basketbollisti serb të ndërhyje duke e larguar videon dhe duke kërkuar falje.

Ky presion nuk u ka pëlqyer mediave serbe të cilët akuzojnë shqiptarët për presionin dhe fyerjet në adresë të basketbollistit që e detyruan ta heq videon.

“Luka Donçiq, një basketbollist që luan në Dallas, u godit nga shqiptarët për një video të diskutueshme nga tifozët e Zvezdës. Ata e fyen aq shuam basketbollistin sa e detyruan ta heq videon dhe të kërkojë falje”, ka shkruar portali serb Telegraf.rs..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat