Gasol: Kam dëshirë të luaj me Barcelonën

Basketboll

Gasol: Kam dëshirë të luaj me Barcelonën

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:43
Gasol: Kam dëshirë të luaj me Barcelonën

Basketbollisti spanjoll Paul Gasol, tashmë 39 vjeç, ka konfirmuar në një intervistë se mund ta mbyllë karrierën e tij te skuadra e Barcelonës.

Ylli i NBA-së, ku ka fituar dy tituj kampionë me Lakers, kohët e fundit nuk ka luajtur shumë me fanellën e Milwaukee, për shkak të dëmtimit.

Gjithsesi, ai shpreson që pasi të kalojë situata me coronavirus, të ketë mundësi aktivizimi në vendlindjen e tij.

“Kam dëshirë të luaj me Barcelonën. Të veshësh fanellën e këtij ekipi ka një ndjesi magji. Për mua ky transferim në fund të karrierës do të ishte interesant”, tha Gasol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat