Trajneri i Superligës: Vendim i dhimbshëm

Basketboll

Trajneri i Superligës: Vendim i dhimbshëm

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:17
Trajneri i Superligës: Vendim i dhimbshëm

Kampionati i Kosovës i basketbollit është anuluar si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Kjo ka bërë që ky vit mos të ketë fare skuadër kampione, kurse skuadra e vetme që doli me trofe në këtë edicion ishte ajo e Pejës, e cila rrëmbeu trofeun e Kupës së Kosovës.

Në këto rrethana, trajneri i Rahovecit, Bujar Loci e ka quajtur si vendim të drejt anulimin e kampionatit në emisonin ‘Asisst’.

“Vendimi për anulimin e edicionit, i dhimbshëm, por i drejtë”, ka thënë Loci.

Ky i fundit, erdhi në krye të Rahovecit një muaj e gjysëm më parë, pasi vreshtarët kishin ndarë rrugët me maqedonasinë, Marian Ilievski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat