Pelinka: Ne punojmë shumë në aspektin fizik

Basketboll

Pelinka: Ne punojmë shumë në aspektin fizik

Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:09
Pelinka: Ne punojmë shumë në aspektin fizik

Lojtarët e Los Angeles Lakers janë në komunikim të vazhdueshëm përmes internetit, që kur pandemia e Koronavirusit i detyroi skuadrat e NBA-së të ndërprisnin sezonin dhe të praktikonin distancën sociale.

Lakers ishin në vendin e parë në Konferencën e Perëndimit. Rekordi i tyre prej 49 fitoresh dhe 13 humbjesh u siguroi një biletë për të marrë pjesë në play off. Kalifornianët u detyruan të karantinoheshin për 14 ditë pasi dy lojtarë rezultuan pozitivë me Kloronavirus. Ata vazhdojnë të ruajnë distancimin shoqëror, por nuk e kanë ndërprerë stërvitjen, duke komunikuar përmes rrjeteve sociale me stafin dhe njëri-tjetrin.

Rob Pelinka, menaxher i përgjithshëm i ekipit, tha: “Ne punojmë shumë në aspektin fizik, që lojtarët të ruajnë formën. Trajnimet kryhen nga një aplikacion digjital që lejon të jemi në kontakt në kohë reale. Sporti ka fuqinë për të ndryshuar botën”.

Ai beson se rifillimi i sezonit të NBA mund t’i mbajë të gjithë së bashku, pasi të kalojë kriza e Koronavirusit. Pelinka shtoi gjithashtu se është herët për të caktuar një datë për rikthimin mbi parket apo për grumbullimin e të gjitha skuadrave në një vend, sikurse është propozuar së fundmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat