Maxhuni: Kjo pandemi nuk do të zgjasë shumë

Basketboll

Maxhuni: Kjo pandemi nuk do të zgjasë shumë

Më: 28 prill 2020 Në ora: 13:09
Maxhuni: Kjo pandemi nuk do të zgjasë shumë

Pandemia Covid-19 ka bërë që të pezullohen garat sportive në Kosovë, por edhe në vendet tjera në botë. Megjithatë, lojtarët duhet të punojnë dhe të stërvitin në shtëpi, për tu rikthyer sa më të fortë.  

Këtë mesazh kishte edhe trajneri i Kosovës U18 (M), Bekim Maxhuni.  

“I porositi të gjithë lojtarët anembanë Kosovës të qëndrojnë në shtëpi. Kjo pandemi nuk do të zgjasë shumë. Andaj duhet përqendrim, përkushtim dhe vullnet për të qëndruar në shtëpi.  

Andaj i lus të gjithë lojtarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të punojnë në kushtet që i kanë”, ka thënë Maxhuni për faqen zyrtare të FBK-së. 

Federata e Basketbollit e Kosovës i inkurajon të gjithë lojtarët dhe trajnerët t’i përmbahen rregullave të Qeverisë, por njëkohësisht të punojnë e të stërvitin në shtëpi për tu rikthyer sa më të fortë, pas normalizimit të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat