Rekord

Basketboll

Rekord

Më: 6 maj 2020 Në ora: 15:50
Rekord

Në qershor 2019, Linda Ruth Tosseti, mbesa e Babe Ruth, ra dakord për të nxjerrë në ankand 400 objekte, që i përkisnin legjendës së bejsbollit, një yll brenda dhe jashtë fushës. Kishte foto të vjetra familjare, disa doreza gjuetie, një valixhe nga një udhëtim në Japoni më 1934 dhe disa bluza, nga skena e tij e lavdishme me “Yankees”. Njëra prej tyre ishte vërtet e çuditshme. I përkiste sezonit 1928, në epokën e parë të artë të “Yankees”, një ekip “All Star”.

“Jankenët” kishin gjashtë yje të jashtëzakonshëm: Kombinat, Koenig, Ruth, Gehrig, Meusel dhe Lazzeri. Katër prej tyre pastaj hynë në atë që u quajt “Row Murderers”. Skuadra e Bronx kishte veshur bluzën gri, kur luante jashtë, dhe për herë të parë vendosi “Yankees” në të e jo “New York”. Ajo fanellë ishte në ankand, e cila i përkiste mitit të bejsbollit, dhe u shit për shifrën monstruoze 5.600.000 dollarë.

David Hunt, pronari i “Hunt Auctions”, po fërkonte duart me ankandin, që do të mbahej në stadiumin e ri “Yankee”. Ai e dinte që çdo amerikan e ka një mit brenda tij dhe se Ruth ishte heroi i parë i madh i sportit të këtij vendi. Por, kostoja e ankandit i tejkaloi të gjitha pritshmëritë. “Trashëgimia dhe rëndësia e Babe Ruth për bejsbollin dhe kulturën popullore amerikane është e pakonkurueshme në historinë e këtij vendi”, – tha ai më vonë.

Babe ka ndërruar jetë nga kanceri në fyt, më 1948, teksa ende ishte duke thyer rekorde. Figura e tij, ajo e një atleti të papërsëritshëm, që ende ka rekorde të shumta, vazhdon t’i magjepë pothuajse në mënyrë fiksuese amerikanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat