Kurshumlija: 24 gjyqtarët e FBK-së do të janë pjesë e këtij trajnimi

Basketboll

Kurshumlija: 24 gjyqtarët e FBK-së do të janë pjesë e këtij trajnimi

Më: 7 maj 2020 Në ora: 13:02
Kurshumlija: 24 gjyqtarët e FBK-së do të janë pjesë e këtij trajnimi

Më 10 maj nga ora 17:00 në kuadër të FIBA Scod Online projektit të gjyqtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), gjyqtarëve të Kosovës me një fjalim rasti do tu drejtohen: Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, Menaxheri i FIBA Referee Department, Davorin Nakiq, FIBA gjyqtari nga Lituania Tomas Jasevicius dhe FIBA Referee Instruktori Gjorgi Piperkov.

Kjo klinikë online organizohet nga FIBA, me qëllim për t’i mbajtur në rrjedha gjyqtarët e basketbollit në këtë kohë të pandemisë Covid-19.

FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve, Faton Kurshumlija ka njoftuar se, gjyqtarëve do tu prezantohet edhe rregulli, lojtari në aktin e gjuajtjes dhe faulli në aktin e gjuajtjes.

Kurshumlija shtoi tutje se, 24 gjyqtarët e FBK-së të cilët janë pjesë e këtij trajnimi, vetëm sa kanë kaluar fazën e parë të testimeve online, duke pasur rezultate shumë të mira nga rregullat e basketbollit.

Në këtë takim pune prezent do të jenë rreth 50-60 gjyqtarë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat