Dy skuadrat e mëdha nga Shqipëria tregojnë mendimet e tyre për ligën mbarëkombëtare

Basketboll

Dy skuadrat e mëdha nga Shqipëria tregojnë mendimet e tyre për ligën mbarëkombëtare

Më: 8 maj 2020 Në ora: 16:39
Dy skuadrat e mëdha nga Shqipëria tregojnë mendimet e tyre për ligën mbarëkombëtare

Koronavirusi tashmë e dy muaj ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportive në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe është duke u diskutuar ideja për krijimin e një lige mbarëkombëtare shqiptare.

Blendi Dibra nga klubi “Vllaznia” nga Shkodra, është shprehur shumë pozitivisht në lidhje me idenë e krijimin të ligës mbarëkombëtare.

”Ne kemi marrë pjesë në Ballkan Ligë një kompeticion i cili ka shpenzime të konsiderushme, por në fakt peshën kryesore e kanë mbajtur ekipe nga Kosova dhe Shqipëria. Prandaj është krejtësisht e arsyeshme dhe e logjikshme që të ketë një dakortësim ndërmjet federatave për të krijuar ligën mbarëshqiptare” tha fillimisht, Dibra për AsistiOnline.

Tutje sekretari i klubit shkodran theksoi se situata me pandeminë e ka vështirësuar jetësimin e kësaj ideje,

”Situata e Pandemisë Globale e ka vënë basketbollin në një pozitë mjaft të vështirë, duke i qëndruar larg parketit dhe sigurisht edhe konkretizimi i këtij bashkëpunimi do të ketë vështirësi për ta kthyer në realitet këtë ide në mënyrë të shpejtë”.

Kujtojmë që Vllaznia e Shkodrës është njëra ndër klubet më të respektueshme në Shqipëri.

Edhe trajneri i klubit të Partizanit nga Shqipëria, Arben Fagu, është deklaruar në lidhje me këtë ide.

Trajneri i “të kuqve” është shprehur pesimist për mundësinë e realizimit të një ideje të tillë.

“Ne kemi kohë që e mendojmë që zgjidhja kryesore pë zhvillimin, mbarëshqiptar të marrëdhënieve kombëtare të basketbollit si në masovizimin e tij, të rritjes së nivelit të basketbollit por dhe në aspektin e marketingut duke e bërë basketbollin sportin më masiv e popullor në trojet tona. Është një temë që e kemi diskutuar gati 16 vjet përpara por çuditërisht nuk pati asnjë përpjekje nga dy palët e sidomos nga ne.

Në këtë moment që asim është vetëm fjalë dhe e pa realizushme. Pse nuk është diskutuar asnjëherë në Federatë dhe komunitetin tonë të basketbollit, duhet të mendohet për një staf, federate apo bord për drejtimin e saj. Problemet e statusit dhe rregullores së zhvillimit, diferenca ne nivelin teknik dhe nanciarë të skuadrave, problemet e gjykimeve të ndeshjeve dhe më e rëndësishmja situata që jemi tani. Dhe duhet të din që kjo gënjeshtër nuk realizohet, sepse Federata Shqiptare e Basketbollit nuk funksionon sepse i ka mbaruar mandati që më 30 Mars. Falemnderit megjithëse kisha shumë gjëra për të thënë”, mbyll prononcimin Fagu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat