Serbia qet flakë për goje, e quan provokim, po bashkohen shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut!

Basketboll

Serbia qet flakë për goje, e quan provokim, po bashkohen shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2020 Në ora: 17:13
Serbia qet flakë për goje, e quan provokim, po bashkohen shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut!

Organizimi i Ligës Mbarëkombëtare të basketbollit mes Shqipërisë, Kosovës dhe klubeve shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ka nervozuar Serbinë.

Një medium serb “Informer”, e ka quajtur edhe provokim të madh.

“Bisedimet janë në fazën përfundimtare, janë në pritje të ekipeve nga Maqedonia Veriore!
Federatat e basketbollit, e ashtuquajtura Kosovë dhe Shqipëria po përgatiten të organizojnë një ligë të përbashkët.

Sipas korrespodentit të RTS –së nga Kosova dhe Metohija, kjo është ide nga Prishtina, ligat duhet të fillojë në vjeshtë”, ka shkruar mes të tjera ky medium serb. Ata e cituan një fjalë të kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu, kur thotë se ideja e Kosovës është që në ligën e përbashkët të ketë tetë klube, katër nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa në Tiranë janë për konceptin e 12 klubeve, gjashtë nga secili shtet. 

Serbia qet flakë për këtë ligë dhe e quan edhe provokim, po bashkohen shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat