Për Ligën Kosovë-Shqipëri, Krasniqi merr një shembull të çuditshëm Serbi-Mali i Zi!

Basketboll

Për Ligën Kosovë-Shqipëri, Krasniqi merr një shembull të çuditshëm Serbi-Mali i Zi!

Nga: K. G. Më: 8 maj 2020 Në ora: 17:49
Për Ligën Kosovë-Shqipëri,  Krasniqi merr një shembull të çuditshëm Serbi-Mali i ZI!

Trajneri i basketbollit Blerim Krasniqi, tha se është një ide e mirë për fillimin e Ligës Mbarëkombëtare të basketbollit.  Për Ligën Kosovë-Shqipëri, Krasniqi merr një shembull të çuditshëm Serbi-Mali i Zi!

“Ideja që të ketë një ligë të përbashkët, gjithëkombëtare është e mirë dhe unë do e përkrahja.

E kam përkrahur, duke u bazuar në zbehjen tejmase te popullariteti te basketbollit tek ne, në vendin tonë. Sidomos viteve të fundit.

Kjo ide ka lind si pasoj, pikërisht për faktet që i ceka më lartë dhe duke ditur se viteve 2002 gjer në viteve 2006-7,8, basketbolli ka qenë sporti numër 1 në Kosovën e pasluftës.

Po ashtu Shqipëria lënë shumë për të dëshiruar në sensibilizimin dhe popullaritetin e basketbollit. Dhe një ligë Kombëtare kish me qenë shumë për pozitive për basketbollin në Shqipëri.

Por pakës sa jam skeptik se sa do mund të organizohen klubet, duke e ditur se kanë shumë probleme financiare, organizative dhe kjo do jetë një kosto shtesë financiare, për klubet si në Kosovë, po ashtu dhe në Shqipëri.
Tjetra çka unë s’di se a është analizuar mirë.
Kem të bëjmë me dy shtete të pranuar në FIBA, dhe është diskutabile se si do prezantohen ekipet në arenën ndërkombëtare.

Cilin shtet do e përfaqësojnë, kur e dimë se pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Serbisë dhe Mali i Zi nuk iu lejuan që të përfaqësohen si një shtet i përbashkët në FIBA, por si dy shtete ndaras.
Dhe kjo mund të jetë një problem shtesë që vështirë të realizohet kjo ligë pikërisht duke ditur se s'mund te jen pjesë e ligave ndërkombëtare të pranuar në FIBA.

Mbetet për të analizuar mirë, e mirë, të gjitha opsionet dha pastaj të shikohet se si mund te realizohet kjo ide.
Kjo teke e fundit mundet si një lloj turneu, me nga 4 ekipe nga të dyja vendet dhe atë në një qytet pikërisht për shkak te shpenzimeve dhe kostos financiare, që i ceka më lartë”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat