Ngrit padi

Basketboll

Ngrit padi

Më: 9 maj 2020 Në ora: 13:05
Ngrit padi

Gruaja e legjendës së ndjerë të NBA-së, Kobe Bryant Vanessa, ka filluar procedurat gjyqësore kundër personave përgjegjës për publikim dhe shpërndarje të paautorizuar të fotove nga vendi ku u rrëzua helikopteri, në të cilin ishin burri dhe vajza e saj Gianina.

Vanessa ngriti një proces gjyqësor të premten, në bazë të së cilës ajo po kërkon dëmshpërblim për dhimbjen mendore që pësoi. Tetë oficerë të policisë në Los Angeles bën foto nga vendi I aksidentit dhe u treguan personave të paautorizuar, raportojnë media amerikane.

Ajo pohon se fotot janë marrë dhe janë ndarë edhe pasi ajo ia tërhoqi vëmendjen e Sherif Alex Vilanova për respektim maksimal për privatësinë.

“Të paktën tetë oficerë të policisë morën foto me fëmijët e vdekur, prindërin dhe trajnerët me telefonat e tyre celular në vendin e aksidentit”, thuhet në padi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat