Në takimin e fundit të Komesarit të NBA-së, Adam Silver me përfaqësuesit e klubeve është biseduar për vazhdimin e sezonit të ndërprerë.
Sipas mediave amerikane, sezoni mund të vazhdojë në muajin qershor dhe do të zhvillohet pa prezencën e publikut, ndërsa komesari i NBA-s ka paralajmëruar se sezoni do të vazhdojë me garat e plej offit.
Ndeshjet mund të zhvillohen në dy qytetet dhe do të garojnë skuadrat sipas renditjes aktuale në tabelën e Konferencës së Lindjes dhe Perëndimit.
Regullat nuk do të ndryshojnë dhe avancimi në raundin tjetër të plej off-it do të arrihet me katër fitore.