Nebojsha i turret Kosovës, ja si e quan!

Basketboll

Nebojsha i turret Kosovës, ja si e quan!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2020 Në ora: 16:14
Nebojsha i turret Kosovës, ja si e quan!

Politika e Serbisë dhe po ashtu edhe e shoqërisë sportive Cërvena Zvezda e Beogradit, është e njohur që moti për idiotizma të llojit të tyre, për frymën nacionaliste!

Kryetari i klubit të basketbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi, i turret Kosovës, duke e quajtur edhe pjesë integrale të saj! 

Ky i pafytyrë, është frymëzuar keq nga një deklaratë e kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, i cili ka thënë se po e formojnë ligën mbarëkombëtare Kosovë-Shqipëri të basketbollit, me gjasë edhe ndonjë klub shqiptar do të përfshihet nga Maqedonia e Veriut. 

Ky farë Çoviqi për media serbe “Novosti”, mes të tjera ka thënë: “Ne në basketboll Kosovën e Metohinë e konsiderojmë pjesë integrale të Serbisë”. 

Ai formimin e ligës mbarëkombëtare e ka quajtur provokim i Tiranës dhe i Prishtinës, madje ka akuzuar edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat