Kur flet Arbeni, shkarravitën zyrtarët e Beogradit!

Basketboll

Kur flet Arbeni, shkarravitën zyrtarët e Beogradit!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2020 Në ora: 16:50
Kur flet Arbeni, shkarravitën zyrtarët e Beogradit!

Në Serbi nuk e kanë fortë mërzi mu shkarravit si gjithmonë e mu anku në gjëra që nuk i takojnë!

Nuk është edhe e habitshme kur edhe sillen si zvarranikët, madje synojnë edhe gjëra që as logjika e njeriut nuk i imagjinon!

Dje, një medium serb “Informeri” shkarraviti, sot një “Kurir” po ashtu shkarraviti”, pastaj edhe “Novosti”.  Aq më keq u shkarravit edhe një zyrtari i lartë serb, Nebojsha Çoviq, ndryshe president i klubit të basketbollit Cërvena Zvezda e Beogradit!

Kur flet Arben Fetahu, president i Federatës së Basketbollit të Kosovës, fjala e tij peshon aq shumë, sa këta zyrtarët e Beogradit përkatësisht të basketbollit, shkarraviten aq keq, siç thoshin përpara, si buajt e Sadik Topillës.

Arbeni, flet rrallë e përmall, por kur flet, detyron zyrtarët  e Beogradit të llomotisin e shkarraviten, e të ankohen si ato fëmijët e lazdruar.

Fetahu tha se është gati të startojë Liga Mbarëkombëtare e basketbollit, Kosovë-Shqipëri, ndoshta do të futet edhe ndonjë ekip shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ndërsa kjo deklaratë Çoviqin gati e luajti mendsh. Çoviqi nuk pati çfarë të thotë, e tha një budallaqe sa edhe vet e din se është budallaqe: “Kosova e Metohia është pjesë integrale e Serbisë”!  

Deklarata e Arbenit e trullosin paksa Çoviqin dhe ai tani kërkon që FIBA të reagojë! Çoviqi si Çoviqi, po mundohet të bëjë veten faktorë në këto ditë që nuk iu dëgjuar zëri, tash orvatet të bëjë budallaqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat