Përfundon kampionati, nuk do të këtë fare kampion në këtë shtet

Basketboll

Përfundon kampionati, nuk do të këtë fare kampion në këtë shtet

Më: 11 maj 2020 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Kampionati turk i basketbollit është përfunduar sot zyrtarisht shkaku i pandemisë COVID-19, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Turqisë.

Presidenti i Federatës, Hidayet Turkoglu ka thënë se vendimi është marrë pas konsultimeve me të gjitha klubet.

Siç deklaroi Turkoglu, kampion të basketbollit për këtë edicion nuk do të ketë.

“Ky ishte vendimi më i mirë për basketbollin”, tha Turkoglu.

Më herët, sot, është bërë me dije se në Turqi është përfunduar edhe kampionati i volejbollit.

Turqia ka pezulluar të gjitha sportet më 20 mars shkaku i pandemisë me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat