Vodka, karaoke dhe gra, historia me diktatorin

Basketboll

Vodka, karaoke dhe gra, historia me diktatorin

Më: 12 maj 2020 Në ora: 14:21
Vodka, karaoke dhe gra, historia me diktatorin

Miqësia e ish-yllit të Chicago Bulls, Dannis Rodman, me Kim Jong-Un është ndër miqësitë më të përfolura në botën e sportit. Megjithatë, kjo miqësi është ndërtuar mbi bazën e vodkës, grave dhe këndimit “karaoke”.

Pasioni i liderit të Koresë së Veriut për basketbollit është i njohur, mirëpo shumë tifozë e kanë ditur deri vonë për miqësinë e tij të afërt me njërit ndër karakteret më intriguese të NBA.

Rodman e sqaroi këtë miqësi në një bashkëbisedim me boksierin legjendar Mike Tyson. Ai bëri të ditur se gjithçka kishte nisur pas një nate plot me konsum të vodkës dhe këndimit “karaoke”.

“Unë mendoja se do të nënshkruaja disa autografe dhe se do të luaja pas basketboll”, ka thënë Rodman, për udhëtimin e tij në Kore të Veriut.

“Unë nuk  dija asgjë për vendin në atë kohë”.

“Thashë se do të shkoja për aq kohë sa do të isha i sigurt. Mirëpo, sapo zbrita nga aeroplani, aty kishte vendosur një tepih i kuq dhe kjo ishte e mrekullueshme”.

Megjithatë, tepihu i kuq s’ishte i shtruar për Rodman, përkundër që kjo e kishte lënë atë të habitur.

“Më shumë se 22 mijë qytetas të Koresë së Veriut ishin duke qëndruar aty dhe duartrokisnin”, shtoi Rodman.

“Pastaj dikush tha: “Jo, kjo është për të” dhe bënë me gisht drejt Kim Jong-Un. Kur unë pyeta se kush ishte ai burrë dhe ata më thanë se ishte lideri i tyre”.

“Ne biseduam për basketboll gjatë gjithë kohës. Ndeshja përfundoi dhe në shkuam në dhomë dhe ai më tha se dëshironte që unë ta vizitoja sërish, pasi që e kishte shijuar shoqërinë e tij”.

“Ai më tha: “Eja të hamë darkë sot, të këndojmë karaoke, të pimë pak vodka”. Aty ishin edhe disa gra tërheqëse dhe gjëra të tilla.

Rodman tha se ata kishin qenë plotësisht të pirë para se Jong-Un t’ia sillte një bandë të përbërë prej 18 vajzave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat