Çfarë thotë Morina?

Basketboll

Çfarë thotë Morina?

Më: 13 maj 2020 Në ora: 15:18
Çfarë thotë Morina?

Trajnerët e basketbollit të Kosovë vazhdojnë të inkurajojnë sportistët që të stërviten në shtëpi dhe të mos ndalen.

Gjendja ka filluar të përmirësohet në Kosovë. Sportistët duhet të respektojnë rregullat nga institucionet e Kosovës, por pa ndaluar edhe stërvitjet që janë shumë të rëndësishme.

Trajneri vushtrrias, Arjanit Morina, u ka bërë thirrje të gjithë lojtarëve që të stërviten në shtëpi.

“Ju lutemi që të ju përmbahuni rregullave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, të qëndroni në shtëpi dhe banesat e juaja. Por, punoni për të mbajtur formën fizike. Nëse ju lejojnë mundësitë që të punoni edhe teknikisht.

Besoj se shumë shpejt do të kalojë edhe kjo pandemi dhe ne do t’i rikthehemi lojës sonë të dashur, basketbollit.

Dëshiroj që shumë shpejt të jemi së bashku. Duroni edhe disa ditë, sepse shumë shpejt do t’i rikthehemi parketit”, është shprehur Morina për faqen zyrtare të FBK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat