Delic flet për kujtimet në Kosovë, nuk i harron këta basketbollistë

Basketboll

Delic flet për kujtimet në Kosovë, nuk i harron këta basketbollistë

Më: 13 maj 2020 Në ora: 20:08
Nenad Delic

Basketbollin e Kosovës me vendim të FBK-së janë pezulluar, shkaku i përhapjes së pandemisë COVID-19.

Këtë vendim FBK e ka marrë në emër të asaj që të ruhet shëndeti i sportistëve dhe garat e Superliges së meshkujve dhe të femrave janë anuluar për këtë stinor.

Por gjatë kësaj kohe të pandemisë sportistë të ndryshëm janë marrë me arkiva duke kujtuar kohërat më të mira.

Së fundi, basketbollisti kroat Nenad Delic duke i kujtuar aventurat në basketbollin e Kosovës.

Delic në fillim të pandemisë ka qëndruar i karantinuar, kurse tashmë është  u marrë me aktivitete sportive.

“Unë qëndrova i karantinuar në shtëpi në 20 ditët e pare, pastaj fillova të dilja për të ecur dhe për të vrapuar”, ka thënë Delic.

Basketbollisti kroat ka vetëm fjalë të mira për basketbollin në Kosovë, dhe shpreson që një ditë të rikthehet përsëri për t’i takuar miqtë e tij.

“Kam kaluar shumë kohë të mirë në Kosovë, sikurse te Peja, ashtu edhe te Prishtina. Unë kam vetëm fjalë të mira për njerëzit atje. Shpresoj që një ditë të rikthehem në Kosovë dhe të takoj miqtë e mi si Rron Grapci, Urim Zenelaj dhe vëllezërit Rugova. Shpresoj që një ditë t’i takoj edhe tifozët të cilët e duan shumë basketbollin atje”, ka shtuar kroati.

Delic ka luajtur për KB Pejën në sezonin 2015/16 dhe për KB Prishtinën në sezonin 2016/17.

Me skuadrën kryeqytetase është shpallur kampion duke e mposhtur Bashkimin 3-1 me lojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat