“Kobe Bryant, fjator për aksidentin që i mori jetën”

Basketboll

“Kobe Bryant, fjator për aksidentin që i mori jetën”

Më: 13 maj 2020 Në ora: 22:17
Kobe Bryant me vajzen e tij

Aksidenti tragjik me helikopter që ka shkaktuar vdekjen e Kobe Bryant, vajzës së tij Gianna, të gjashtë pasagjerëve të tjerë dhe të pilotit është akoma nën hetim. Kërkohen fajtorët, por ka shumë të panjohura.

Vanessa Bryant, e veja e ish-yllit të NBA-së, ka hedhur në gjyq pilotin, kompaninë Island Express dhe agjentët e policisë që kanë bërë fotografitë pak minuta pas aksidentit.

Gjyqi kundër Ara George Zobayan, piloti i helikopterit, ka filluar dhe gruaja e legjendës së Lakers-ave e ka akuzuar për neglizhencë, për shpejtësi të lartë pavarësisht mjegullës dhe kujdesin e pakët të treguar në vlerësimin e kushteve meteorologjike para nisjes së fluturimit.

Megjithatë, avokati dhe vëllai i pilotit i janë përgjigjur Vanessa-s duke fajësuar për aksidentit vetë Kobe Bryant dhe pasagjerët e tjerë:

“Çdo dëm, – fjalët e zbuluara nga TMZ, – ndaj të ndjerëve është shkaktuar direkt nga neglizhenca ose faji i atyre vetë, të cilët ishin në dijeni të plotë të rreziqeve, që i kanë pranuar me vullnetin e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat