Fajtor për aksidentin...

Basketboll

Fajtor për aksidentin...

Më: 14 maj 2020 Në ora: 13:10
Fajtor për aksidentin...

Kanë kaluar rreth 4 muaj që nga koha kur Kobe Bryant humbi jetën nga një aksident ajror, ndërsa tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë hetimet dhe seancat gjyqësore, për të gjetur fajtorin e këtij aksidenti.

Vannesa Bryant, bashkëshortja e basketbollistit të njohur, ka akuzuar pilotin Ara Zobayan, i cili humbi jetën gjithashtu në aksident, për tejkalim shpejtësie dhe neglizhencë në vlerësimin e kushteve të motit dhe rrezikut para nisjes së fluturimit.

Gjithashtu bashkëshortja e ish yllit të Los Angeles Lakers përmendi edhe emrin e kompanisë Island Express, si dhe agjentët e policisë që shkrepën fotografi në momentin e parë që shkuan në vendin e ngjarjes.

Megjithatë si kompania, ashtu edhe avokati i pilotit që drejtonte helikopterin ditën e aksidentit tragjik, bënë me faj legjendën e basketbollit, duke thënë se ai ishte në dijeni të plotë të rrezikut që paraqiste fluturimi në kushte të atilla atmosferike.

“Kobe dhe Gianna Byrant kanë pasur dijeni të plotë të të gjithë kushteve atmosferike dhe vështirësive e rrezikut që paraqiste fluturimi në situata të tilla. Ata kanë vendosur të marrin vetë riskun e fluturimit në kushte të atilla atmosferike, ndonëse kanë qenë të ndërgjegjshëm për rrezikun”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Gjithashtu mësohet se helikopteri i Kobe Bryant ka qëndruar për 15 minuta në pistë, në pritje të lejes së fluturimit, që po u refuzohej për shkak të motit të keq dhe mjegullës së dendur, ndërsa më pas u aksidentua teksa po ecte me një shpejtësi prej 296 km në orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat