Shemsija e madhe, që dikur dridhte Nishin, Banjallukën, Podgoricën! Ja disa fakte drithëruese 

Basketboll

Shemsija e madhe, që dikur dridhte Nishin, Banjallukën, Podgoricën! Ja disa fakte drithëruese 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2020 Në ora: 18:19
Shemsija në vitin 1984

Klubi i basketbollit Universiteti nga Prishtina, ka qenë një emër drithërues për klubet ish jugosllave në vitet e 80-ta! Një klub me emër shqip dhe që garonte në nivelet më të larta të atij shtetit artificial. 

Gjenerata e artë e asaj kohe nuk harrohet, që shkëlqente, si Shemsie Stublla, Xhevahire Mustafa, Resmie Juniku, Serbeze Perani, Xhemile Berisha, Jelica Komnenoviq etj.  

Shemsie Stublla (sot ka 54 vjeç) shumë herë ka heshtur klubet ish jugosllave dhe serbe! Ajo ka qenë vendimtare në disa ndeshje, që besa në palestrën siç quhej atëkohë “25 maj” në Prishtinë,  me shënimet e saja edhe ndezte atmosferën sikur zjarri! 

Image

Ajo siç merret vesh jeton në Slloveni.  

Duhet kujtuar disa nga ndeshjet e Shemsijes brilante, kur shënonte më shumë se 20 pikë, ka pasur edhe sfida që realizonte deri në 38 pikë.

Shemsija në formë dhe shënon 20 pikë për fitoren e Universitetit me 87:74 ndaj skuadrës serbe, Jugespresit nga Leskovci pikërisht me 19 nëntor 1984 në takimin e ligës së dytë.

Image

Në një ndeshje të Ligës së Dytë federative të ish Jugosllavisë, Shemsija shkëlqeu para 3000 mijë shikuesve në palestrën siç quhej atëkohë “25 maj”, sot “1 tetori”, kur e mposhtën kryesuesen e tabelës, Buduçnostin e Podgoricës me rezultat 73:72. 
Shema shënoi 21 pikë e Xhevahire Mustafa 29. Kjo ndodhi me 24 mars të vitit 1986, në derbin e javës së 22-të (e fundit) të ligës së dytë.

Image

Universiteti fitoi në Titograd (Podgoricë) me rezultat 65:64 (37:34)

Një ndeshje dramatike që nuk duhet harruar, ka qenë edhe me 23 nëntor të vitit 1987, kur Universiteti  pësoi humbje me 59:58 (26:31) në Banjallukë nga Kraina auto. Shemsie Stublla kishte shënuar 22 pikë, ishte më efikasja e kësaj sfide të javës së tetë të ligës së parë. 

Image

Me 1 shkurt të vitit 1988, java e 18-të e elitës së basketbollit ish jugosllav. Universiteti fitoi në Titograd (Podgoricë) me rezultat 65:64 (37:34),. Ndeshje për ekzistencë. Shemsije Stublla më e mira, realizoi 23 pikë. 

Me 8 shkurt të vitit 1988, 2000 mijë shikues në “25 maj” në Prishtinë, Universiteti e mundi me 71:61 (31:27) Krajina auto nga Banjalluka. Stublla shënoi 19 pikë, java e 19-të e ligës së parë.

Me 5 dhjetor të vitit 1988 në kuadër të ligë së parë B, Universiteti në Prishtinë e mundi me 68:60 Studentin e Nishit.  Stublla më e mira, me 20 pikë. 

Vitin e kaluar Shemsija për RTVslo.si, mes të tjetra kishte deklaruar: "Ne luajtëm kundër Cërvena Zvezda së Beogradit, Partizanit, Montingut të Zagrebit, Jezhica të Lubjanës. Ne gjithashtu ishim shumë të suksesshëm me ekipin e Universitetit.

Brezi ynë i basketbollistëve sot konsiderohet brezi i artë i basketbollit të Kosovës".  

Image

Sporti i "Rilindjes"

Në vitin 1989, për shkak të situatës në Kosovë, skuadra e saj u ndal të luante, kështu që Stublla-Tolaj i tha lamtumirë klubit të saj pas nëntë vjetësh. Ajo e kishte pranuar ofertën e Marles Maribor, duke treguar për atëkohë: "Më pritën jashtëzakonisht mirë në Maribor.

Unë u mësova me mjedisin e ri jashtëzakonisht shpejt dhe u përfshiva në jetën e përditshme, gjithashtu u miqësova shpejt me basketbollistet tjerë, kështu që nuk pata problemin më të vogël".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat