Basketbolli në zi – vdes...

Basketboll

Basketbolli në zi – vdes...

Më: 16 maj 2020 Në ora: 18:27
Basketbolli në zi – vdes...

Mjeku i klubit ë basketbollit, CSKA Moska, ka vdekur të shtunën, në moshën 44-vjeçare.

Klubi rus ka njoftuar se doktori Roman Abzhelilov ka vdekur pas komplikimeve në shëndet të shkaktuara nga koronavirusi.

Ai doli pozitiv në testimin për koronavirus më 2 maj dhe kishte qëndruar në spital në Moskë prej atëherë. Por nuk është shëruar dhe ka vdekur të shtunën.

“Sot ka vdekur miku ynë dhe mjeku brilant. Nuk ia ka dalë të përballojë me sukses pasojat e koronavirusit, pas luftës së madhe. Ka lënë pas vete gruan dhe dy fëmijët”, thuhet në njoftimin e CSKA Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat