Atletet e Michael Jordan thyejnë rekord shitjesh

Basketboll

Atletet e Michael Jordan thyejnë rekord shitjesh

Më: 18 maj 2020 Në ora: 14:37
Michael Jordan

Një palë atlete Air Jordan të veshura nga Michael Jordan në vitin 1985 u shitën trefishin e çmimit të parashikuar duke thyer rekordin botëror për atlete, sipas kompanisë së ankandeve Sotheby (via The Guardian).

Dhjetë njerëz nga e gjithë bota kërkuan të blinin atletet Nike Air Jordan 1, të cilat pritej të shiteshin për 100,000 deri në 150,000 dollarë, por u shitën për 560,000 dollarë. Më parë, rekordin e mbanin atletet Nike “Moon Shoe” të cilat u shitën për 437,500 dollarë. Atletet Air Jordan 1 janë të parat që përmbajnë një nënshkrim nga legjenda e basketbollit. Ato u shitën nga koleksionisti Jordan Geller, themeluesi i muzeut për atletet Shoezeum në Las Vegas. Air Jordan, markë këpucësh dhe veshjesh sportive të prodhuara nga Nike, u krijua posaçërisht për Michael Jordan. Atletet origjinale u prodhuan për herë të parë në vitin 1984 dhe u publikuan për publikun në fund të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat