LeBron: Le t’i rinisim ndeshjet sa më shpejt

Basketboll

LeBron: Le t’i rinisim ndeshjet sa më shpejt

Më: 19 maj 2020 Në ora: 11:34
LeBron

LeBron James theksoi të hënën se ai ende shpreson që sezoni 2019/20 i NBA do të mundë të rinisë, mirëpo thotë se mirëqenia dhe shëndeti i basketbollistëve nuk duhet të vihet në rrezik.

Ylli i Los Angeles Lakers, në një intervistë të dhënë për Uninterrupted, tha se ai ende dëshiron që sezoni të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur.

NBA e kishte suspenduar sezonin aktual më 11 mars për shkak të përhapjes së virusit Covid-19. Dy anëtarë të Lakers ishin në mesin e lojtarëve të ligës amerikane që kishin dalë pozitivë në testin për koronavirus.

“Pa dyshim që nuk do të dorëzohem për këtë sezon. Jo vetëm unë, por edhe bashkëlojtarët dhe i gjithë klubi Lakers dëshirojnë që ne të luajmë”, ka thënë LeBroni, skuadra e së cilit ishin ndër favoritët për titullin e këtij sezoni.

“Ka shumë lojtarë të cilit i njoh personalisht dhe të cilët duan të luajnë. Natyrisht, ne kurrë nuk duam të vëmë në rrezik shëndetin e asnjë lojtari tonë apo të familjarëve të lojtarëve”.

“Kjo është një pandemi për të cilën s’ia kemi idenë. S’mund ta kontrollojmë atë”.

“Unë dua që ne t’u kthehemi ndeshjeve. Mua më pëlqen sporti i basketbollit. E di sa frymëzues është basketbolli. Unë e di se sa frymëzues është vetë sporti. Sa më shpejt që të jetë e mundur, kurdo që mund të kthehemi, ne do të donim t’u sillnim sërish ndeshje basketbolli tifozëve tanë”.

“Unë e di se të gjithëve na mungojnë ndeshjet. Do të isha gënjyer nëse do të thosha se nuk po na mungojnë”.

James dhe LeBroni ishin në krye të Konferencës së Perëndimit në NBA, kur u suspendua sezoni. Me 49 fitore dhe 14 humbje, Lakers e kishin rekordin e dytë më të mirë në ligë – Milwaukee Bucks, që e kryeson Konferencën e Lindjes.

Kjo do të kishte qenë hera e parë që nga viti 2013 që Lakers do të arrinin në fazën play-offs të NBA, nëse do të riniste sezoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat