LeBron James ka organizuar stërvitje për shokët e skuadrës, gjatë pauzës së NBA

Basketboll

LeBron James ka organizuar stërvitje për shokët e skuadrës, gjatë pauzës së NBA

Më: 21 maj 2020 Në ora: 21:25
LeBron

LeBron është përkujdesur që shokët e skuadrës së tij të mos bien nga forma.

Los Angeles Lakers ishin një nga skuadrat më në formë para se sezoni të suspendohej, dhe James ka qenë i interesuar që ky ritëm të vazhdojë.

Shams Charania raporton se ‘Mbreti’ ka organizuar stërvitje me nga 1-2 shokë skuadre të ndryshëm, në rotacion, në palestër private, gjatë kohës së pauzës.

“Në L.A, LeBron James ka mbajtur stërvitje private me 1-2 shokë skuadre njëherazi, në ambient të mbyllur, në lokacion privat”, ka thënë Charania.

“Të gjitha masat e sigurisë janë marrë gjatë këtyre stërvitjeve private. Të gjithë të përfshirët ishin testuar, të gjithë të përfshirët respektuan distancat sociale, të gjithë të përfshirët kanë marrë hapat e duhur për siguri shëndetësore”, ka zbuluar tutje gazetari amerikan.

Thuhet se një gjë të tillë kanë bërë edhe rivalët lokal të Lakers, Los Angeles Clippers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat