Sefaja: Gjithçka në jetë duhet të marrim si sfidë

Basketboll

Sefaja: Gjithçka në jetë duhet të marrim si sfidë

Më: 22 maj 2020 Në ora: 12:55
Sefaja: Gjithçka në jetë duhet të marrim si sfidë

Trajnerët e basketbollit vazhdojnë të japin mesazhe që lojtarët/et të stërvitin në shtëpi dhe të mos ndalen.

Sefaja i është bashkuar kampanjës #FIbaBAsket, që është ideuar nga FIBA dhe mbështetet nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Sefaja ju ka drejtuar komunitetit të basketbollit, ku ndër të tjera është shprehur:

“Jam i sigurt që situata me pandeminë Covid-19 do të normalizohet shumë shpejt.

Doja të thoja disa fjalë për komunitetin e basketbollit, sidomos për lojtarët e rinj.

Gjithçka në jetë duhet të marrim si sfidë, si mundësi për të bërë diqka më shumë. Duhet të punojmë në shtëpi, të angazhohemi në ndeshje, sepse askush nuk do ta bëjë për ju. Qëndroni në shtëpi dhe qëndroni të sigurtë”, u shpreh Sefaja për faqen zyrtare të FBK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat