Kur jepet zyrtarizimi i zhvillimit të fazës së fundit të sezonit të NBA-së?

Basketboll

Kur jepet zyrtarizimi i zhvillimit të fazës së fundit të sezonit të NBA-së?

Më: 22 maj 2020 Në ora: 13:44
Kur jepet zyrtarizimi i zhvillimit të fazës së fundit të sezonit të NBA-së?

E pezulluar që prej 11 marsit, për shkak të coronavirus, NBA-ja pret 1 qershorin për të mësuar protokollin e Ligës për të vijuar dhe mbyllur sezonin 2019-2020. Ky sezon pritet të nisë në mes të qershorit dhe të përfundojë në fund të korrikut.

Sipas ESPN, komisioneri i NBA-së, Adam Silver, ka vendosur që pjesa e mbetur e sezonit të zhvillohet në “Disney World” të Orlando. Ky qytet duket se ka fituar garën me Las Vegas, që gjithashtu konsiderohej si vend kandidat.

Ekipet do të qëndrojnë në “Walt Disney World Resort” në Florida, ndërkohë që ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë. Gjithsesi, zyrtarizimi i zhvillimit të fazës së fundit të sezonit të NBA-së do të jepet javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat