LeBron James u ofron bashkëlojtarëve stërvitje private gjatë karantinës - Bota Sot
LeBron James u ofron bashkëlojtarëve stërvitje private gjatë karantinës

Basketboll

LeBron James u ofron bashkëlojtarëve stërvitje private gjatë karantinës

Më: 22 maj 2020 Në ora: 14:34
LeBron James

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, raportohet se është bërë nikoqir i disa stërvitjeve private me nga një ose dy bashkëlojtarë të tij, në përgatitje për rinisjen e sezonit që është ndërprerë shkaku i koronavirusit.

Stadium raporton se James po mban seanca stërvitore në ambiente të sigurta me disa bashkëlojtarë të tij në Los Angeles, ku megjithatë po i respektojnë rregullat për distancim.

“LeBron James ka mbajtur seanca stërvitore private me nga një ose dy bashkëlojtarëve në një fushë në një lokacion të mbyllur dhe privat”, shkruan Stadium.

“Të gjitha masat për siguri janë ndërmarrë në këto stërvitje private. Të gjithë të përfshirët janë testuar, të gjithë të përfshirët i kanë praktikuar rregullat për distancim dhe janë siguruar t’i ndjekin të gjitha udhëzimet e autoriteteve”.

“Kemi mësuar se edhe te Clippers janë stërvitur disa lojtarë në të njëjtën mënyrë. Në këtë mënyrë, dy skuadrat po krijojnë lidhje më të mirë mes vete dhe po arrijnë të qëndrojnë në formë, përderisa po afrohet rinisja potenciale e sezonit”.

Jo të gjitha skuadrat kanë marrë leje për t’iu kthyer stërvitjeve në kampet e tyre për shkak se shtetet e ndryshe në SHBA kanë ndërmarrë masa të ndryshme për ta parandaluar Covid-19. Në kampet që janë hapur janë lejuar vetëm stërvitjet individuale.

Komisionari i NBA, Adam Silver, kishte thënë më herët këtë muaj se ai shpreson ta kuptojë përfundimisht se çfarë ndodhë me këtë sezon gjatë dy deri në katër javët e ardhshme, mes spekulimeve se liga do të kthehet verës dhe se të gjithë ndeshjet do të zhvillohet në një ose dy lokacione të vetme – me më së shumti gjasa në Orlando dhe Disney World.

Sezoni 2019/20 i NBA ka qenë i pezulluar që nga 11 marsi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat