Feronikeli ankohet: Ky vendim të shfuqizohet menjëherë!

Basketboll

Feronikeli ankohet: Ky vendim të shfuqizohet menjëherë!

Më: 22 maj 2020 Në ora: 17:48
Feronikeli ankohet: Ky vendim të shfuqizohet menjëherë!

Klubi i basketbollit Feronikeli nga Drenasi (meshkuj)  ankohet dhe sipas tyre padrejtësisht janë larguar nga liga.

“Kryesia e KB Feronikeli mendon qe vendimi i sotëm nga ana e Federatës së Basketbollit të Kosovës për rënien apo ngritjen e ekipeve në rang më të ulët ose më të lartë është shumë i padrejtë dhe i papranueshëm.

Ne kemi caktuar një takim me kryetarin Arben Fetahu, ku shpresojmë që do të reflektoi pozitivisht drejt shfuqizimit të këtij vendimi pa asnjë kriter, të padobishëm dhe aspak të arsyeshëm.

Sezoni 2019/2020 është anuluar kuturu duke mos shpallur kampion e as duke mos llogarite pasojat, e në këtë rast nuk i jep federatës e askujt tjetër të drejtë të marrë vendime që dëmtojnë basketbollin dhe klubet në përgjithësi si dhe basketbollistin në veçanti.

Shpresojmë që akteret të reflektojnë dhe të mos lejojnë që situata e krijuar nga pandemia të rëndohet akoma më shumë me vendime të pamatura!
Njeherit bëjmë thirrje që ky vendim të shfuqizohet menjëherë!”, ankohet Feronikeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat