FBK përgatit Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit

Basketboll

FBK përgatit Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit

Më: 23 maj 2020 Në ora: 13:13
FBK përgatit Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e ka përgatitur Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit për të ndihmuar komunitetin e basketbollit në të gjithë Kosovën për tu rikthyer në aktivitetet e strukturuara të basketbollit. FBK ka punuar veçanërisht duke iu bazuar rekomandimeve të autoriteteve në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) më 30 Prill 2020 i ka publikuar hapat e përcaktuar për planifikim të kthimit në normalitet nga pandemia COVID-19, të cilët hapa janë të kushtëzuar nga përmirësimi i gjendjes epidemiologjike.

Dhe lehtësimi i këtyre masave është ndarë në tri faza, ku në të tri këto faza gjithashtu do të bëhen rivlerësime varësisht nga situata që mund të krijohet në ditët, javët e muajt në vazhdim.

Hapja selektive e aktiviteteve sportive bën pjesë në fazën e tretë, e cila është paraparë të fillojë më 1 Qershor.

FBK do ta respektojë këtë vendim të institucioneve përgjegjëse në vendin tonë, dhe të njëjtën gjë do ta kërkojë edhe nga anëtarët e saj, klubet, shkollat e basketbollit dhe shoqatat.

Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së:

“Duke e përgatitur këtë Udhëzues, FBK synon që t'u sigurojë të gjithë anëtarëve të saj sqarime se cilat aktivitete mund të zhvillohen në secilën fazë të kufizimeve që janë në fuqi nga autoritetet në vendin tonë.

Do të jetë kritike për secilin klub/shkollë të basketbollit që të marrë parasysh këto udhëzime specifike të autoriteteve në vendin tonë dhe duhet të merret parasysh fakti se mund të ketë ndryshime në qytete të ndryshme varësisht se si do të zhvillohet situata me pandeminë COVID-19, por që FBK do të vazhdojë të përditësojë të gjithë anëtarët e saj.

Për FBK-në prioritet është shëndeti i të gjithë njerëzve që janë pjesë e komunitetit të basketbollit e më gjerë. 

Basketbolli konsiderohet si një ndër sportet me kontaktin më të madh dhe për këtë arsye FBK ka propozuar një numër masash që do të lejojnë zhvillimin e sportit të sigurt. 

Nëse deri më 1 Qershor gjendja vazhdon duke u përmirësuar dhe institucionet përgjegjëse për vendin tonë vendosin të lejojnë hapjen selektive të aktiviteteve sportive, FBK bazuar në praktikat më të mira të Federatave simotra ka propozuar udhëzimet për stërvitje basketbolli, nëse realizohet në një fushë basketbolli të jashtme dhe lejohet brenda komunitet lokal.

Këto udhëzime mbeten në fuqi deri në njoftimin e radhës nga institucionet e vendit tonë dhe Federata e Basketbollit të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat