Dikur lojtar i shquar, sot kryetar komune dhe më i përfoluri në Kosovë 

Basketboll

Dikur lojtar i shquar, sot kryetar komune dhe më i përfoluri në Kosovë 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 maj 2020 Në ora: 14:45
Haki Rugova si basketbollist në ligën e parë siç quhej krahinore e Kosovës

Një fotografi sa një mijë fjalë para 45 viteve pikërisht e vitit 1975! Është klubi i basketbollit, që atëkohë quhej “Pobeda” nga Istogu.

Pjesë e këtij klubit të basketbollit ka qenë Haki Rugova, që sot është një emër më i përfolur në skenën politike të Kosovës. Kryetar komune që asnjëherë nuk i ka humb zgjedhjet lokale. Njeri që ka qëndrime të forta.  I shquar si lojtar i vyeshëm si politikan.

Fotografia është siguruar nga profesori dhe trajneri i shquar i klubit kampion të hendbollit Istogu, Faruk Shala. 
Haki Rugova është i dyti ulur në të majtë dhe shihet se sa ka qenë vital atëkohë. 

Image

Haki Rugova

Raportohet se në një ndeshje basketbolli në Ligën që quhej atëkohë krahinore të Kosovës, kishte realizuar edhe 61 pikë kundër Vëllaznimit nga Gjakova. Rugova ka qenë prej lojtarëve më të mirë të asaj kohe në ligën krahinore, ndërsa tash e sa vite udhëheq komunën e Istogut. Siç thonë, ka qenë jo vetëm preciz por edhe i shpejt e tejet luftarak ndaj rivalëve.

Image

Skuadra e basketbollit siç quhej atëkohë “Pobeda” nga Istogu, anëtare e ligës së parë të Kosovës: Nga e majta në këmbë Rifat Balaj (tani i ndjer), Arif Rugova, Petroshiç, Selman Rugova kapiten dhe trajner i ekipit), Ruzhdi Balaj, Rrustem Rugova (kryetar klubi).  Ulur poshtë: Xhavit Mehaj, Haki Rugova (sot kryetar i komunës), Ukshin Balaj dhe Albert Jakupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat