Besim Braha - njeriu i sakrificave në Gjeneratën e Republikës 

Basketboll

Besim Braha - njeriu i sakrificave në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2020 Në ora: 13:51
Besim Braha - njeriu i sakrificave në Gjeneratën e Republikës 

Vitet e 90-ta do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e secilit shqiptar të Kosovës, që përjetuan dhunën e shfrenuar nga regjimi kriminal serb. 

Vitet e 90-ta, vitet e okupimit, që sporti mbijetoi falë vullnetit dhe guximit të sportistëve e sportisteve dhe dashamirëve të sportit.

Besim Braha i takon Gjeneratës së Republikës. Mitrovicasi ka qenë prej basketbollistëve më të mirë në kohën e viteve të 90-ta.

Braha ka luajtur me sukses dhe asnjëherë nuk u ndal përkundër presioneve e shantazheve që i vinin nga pushtuesi serb. 

Ai me shumë shokë dhanë tërë arsenalin që kishin në fushën e lojës. Sot është krenar që dhanë kontribut dhe sakrifikuan për zhvillimin e garave të Republikës së Kosovës në basketboll, në fusha e salla të improvizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat