Si filloi basketbolli në Kosovë?

Basketboll

Si filloi basketbolli në Kosovë?

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 14:53
Si filloi basketbolli në Kosovë?

Topi i basketbollit, që Hajrullah Morina e kishte sjellë në Gjakovë nga Torino, ku kishte studiuar besohet se shënon fillimin e basketbollit në Kosovë. 

Thuhet se basketbolli në Kosovë ka filluar të luhet në vitet e 40-ta, por shënime për ndeshje të organizuara ka që nga viti 1945, kur u themelua klubi i parë i basketbollit në Prizren. 

Nga ato pak burime që i kanë shpëtuar kohës mund të kuptohet se rreth Xhevdet Xhihës në Prizren janë mbledhur basketbollistët e parë që ka dhënë Kosova e ndër pioniere numërohen Rexhep Parteshi, Bardhyl Zajmi, Haki Dushi, Qamil Nixha, Mehmet Dobërçani Bashkim e Arsim Fehmiu, Ali Dauti, Rexhai Surroi, Mustafa Shahini, Fehmi Nixha, Bane Zhiviq, Nazim Pula, Fadil Stavileci e të tjerë. 

Themelimi i klubeve pas Luftës së Dytë Botërore dhe vëmendja e entuziazmi e shtruan nevojën për organizim të këtij sporti. Kështu thuhet se Këshilli Iniciues për basketboll është formuar më 1948, kurse më 1949 është mbajtur Kuvendi Themelues i Lidhjes së Basketbollit të Kosovës, ku Kryetar u zgjodh Sahit Zatriqi dhe Sekretar Hazir Tufa, shkruan në faqen e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat