KB Universiteti që e theu barrierën shumëvjeçare

Basketboll

KB Universiteti që e theu barrierën shumëvjeçare

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 13:10
KB Universiteti që e theu barrierën shumëvjeçare

Klubi me renome është Universiteti , tash i shndërruar me emrin Prishtina. Klubi që solli sukseset më të mëdha që nga liga më e fortë në botë, ish Jugosllavi dhe te suksesi i madh në Trocall League,  kur edicionin e rregullt e kishin përfunduar në vendin e tretë dhe kanë luajtën në finalen e kësaj gare prestigjioze atëkohë.  Në Trocall Leagur ishin të përfshira edhe shqiptaret, si kapitenja Elvira Dushku, pastaj Diellza Shaqiri, Teuta Abdullahu, Doruntina Vuniqi, Arbnore Perçuku, etj.

“Tradita që femrat të bëjnë atë që meshkujt nuk munden, vazhdoi edhe pas luftës. Universiteti, në tentim për t’u kthyer në ditët e lavdishme të kohës së ish Jugosllavisë i pari klub e theu barrierën shumë vjeçare dhe e përfaqësoi Kosovën në një garë ndërkombëtare. 

Në sezonin 2003/2004 Universiteti luajti në Ligën Rajonale Trocal, në atë kohë ndër më të fortat në Evropë dhe u kualifikua në Final Four të kësaj lige. 

Mirëpo, kjo aventurë zgjati një vit dhe më pas basketbolli i femrave në Kosovë pati një ngecje në zhvillim, pasojat e së cilës ndjehen sot e kësaj dite, por që gjërat kanë filluar të përmirësohen në dy vitet e fundit (2018-2019). 

Se si vazhdoi Kosova të mbajë kampionat të vetin dhe gara të gjitha niveleve për më shumë se 20 vjet duke mos qenë pjesë e organizmave ndërkombëtarë është një mrekulli dhe për këtë merita kanë të gjithë ata që në këtë periudhë kontribuuan në basketboll. 

Nuk është se përpjekjet për ndërkombëtarizim kanë munguar. FBK-ja për herë të parë i është drejtuar FIBA-s më 1993 dhe pas luftës ky komunikim është shtuar. 
Më 2008, një delegacion i FIBA-s edhe viziton Kosovën dhe bindet për basketbollin e këtushëm, por për ndërkombëtarizim duhet të pritej edhe shumë kohë. 

Sinjalet e para se ndërkombëtarizimi ishte afër u konfirmuan kur Streetball Kosova u njoh më 2013 nga FIBA dhe turnetë e organizatës Streetball Kosova u futën në kalendarin e FIBA-s dhe një ekipi të Streetbollit nga Kosova iu mundësua të garojnë në turne të FIBA 3x3. 

Hapi i dytë i madh u bë nëpërmjet Ligës Ballkanike (BIBL). Që nga sezoni 2013/14 ekipet kosovare e fituan të drejtën të paraqiten në këtë garë, që për basketbollin e Kosovës ishte një prej impulseve më të fuqishme të zhvillimit në vitet e fundit.  
Serioziteti i klubeve të Kosovës u dëshmua nga Sigal Prishtina, që organizoi Final Fourin e ligës BIBL në Prishtinë edhe pse ishte debutuese në këtë ligë. 
Hap tjetër i rëndësishëm ishte vizita e delegacionit Erolld Belegu, Kryetar, Jeton Nixha Sekretar i Përgjithshëm dhe Arben Fetahu, anëtar i Bordit në selinë e FIBA-s në Gjenevë në shkurt të vitit 2014”, shkruan mes të tjera në historikun e FBK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat