Karter, mbyll karrierën aktive në NBA

Basketboll

Karter, mbyll karrierën aktive në NBA

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 14:32
Karter, mbyll karrierën aktive në NBA

Klubet e NBA-s, ditë më parë, vendosën që sezoni të rinis më 22 ekipe dhe sfidat të zhvillohen në Orlando, duke filluar nga 31 korriku. Mirëpo në mesin e këtyre skuadrave nuk do të jetë skuadra e Atlanta Houks, që do të thot edhe përfundim i parakohshëm i  karrierës së Vins Karterit.

Veterani i basketbollit amerikan paralajmëroi se do të tërhiqet nga basketbollit në fund të sezonit, por nuk e kishte menduar se do jetë në këtë mënyrë.

Vins Karter është aktiv në NBA nga viti 1998, duke veshur fanellën e 8 skuadrave, ndërsa suksesin më të madh e kishte në sezonin e parë, kur u zgjodh në Top 5-shin më të mirë të sezonit.

Ndërkohë përveç Atlantes, Karter ishte pjesë e Torontos, Nju Xhersit, Feniksit, Orlandos, Memfisit dhe Sakramentos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat