Michael Jordan dhuron 100 milionë dollar për barazi racore

Basketboll

Michael Jordan dhuron 100 milionë dollar për barazi racore

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 10:06
Michael Jordan

Michael Jordan, legjenda e basketbollit ka vendosur të jap 100 milionë dollar donacion për organizatat joqeveritare që merren me barazi racore në SHBA, transmeton Insporti.

Lajmin e ka bërë të ditur ish ylli i Chicago Bulls përmes një postimi në llogarinë personale në Twitter.

Në njoftimin e publikuar thuhej se “Jordan dhe Jordan Brands do të dhurojnë 100 milionë dollar përgjatë 10 vite të ardhshme me qëllim të sigurimit të barazisë racore, sociale dhe mundësimit të qasjes më të lehtë në edukim”.

Jordan, 57 vjeçar është pronar i klubit të NBA, Charlotte Hornets, ndërkohë Jordan Brands është nëndegë e NIKE.

Ky reagim vjen pas valës së protestave që ka kapluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasoj e vrasjes së George Floyd nga ana e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat