Jurçeviç nuk e harron Prishtinën, ja çfarë ruan me krenari

Basketboll

Jurçeviç nuk e harron Prishtinën, ja çfarë ruan me krenari

Nga: Kemajl Goca Më: 6 qershor 2020 Në ora: 16:43
Jurçeviç nuk e harron Prishtinën, ja çfarë ruan me krenari

Në vitin 2003-2004 Universiteti i Prishtinës garoi në Trocall League dhe kishte arritur edhe sukses më të madh, duke u renditur në vend të tretë në garat e rregullta dhe ka luajtur edhe në finalen e madhe të kësaj gare.

Kush është Ivana Jurçeviç që në facebookun e saj ka goxha fotografitë të klubit të basketbollit Universiteti?

Ivana ka luajtur për Universitetin në at periudhë dhe si sot iu kujtohet edhe dashamirëve të kësaj loje numri dhjetë i kësaj basketbolliste.

Image

Ivana Jurçeviç me numër 10-të

Kroatja ka luajtur me sukses në vitet më të arta të Universitetit të pasluftës. 

Me një fjalë, ajo nuk e harron Prishtinën dhe atmosferën në kryeqytet e në Mitrovicë, i ruan me krenari fotot e shumta me Universitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat