NBA – sezoni tjetër pritet të dominohet nga tri super-skuadra potenciale

Basketboll

NBA – sezoni tjetër pritet të dominohet nga tri super-skuadra potenciale

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 12:51
NBA

Sezoni tjetër në NBA pritet të jetë me spektakolar se kurrë.

NBA akoma nuk ka mbyllur sezonin aktual, krejt kjo si pasojë e vonesave të shkaktuara nga përhapja e pandemisë Covid-19.

Sezoni pritet të rifillojë më 31 korrik, për të vazhduar me ndeshjet e sezonit të rregullt (të kufizuara) dhe me fazën e ‘Play Off’.

Kurse, sezoni i ri (2020/21) pritet të fillojë tek në tetor. Por, qysh tani po raportohet rreth këtij sezoni. Tashmë flitet për tri super-skuadra që mund të formohen në sezonin tjetër.

Konferenca lindore pritet të dominohet në tërësi nga Brooklyn Nets, që pritet të formojnë një katërshe spektakolare.

Qysh tani flitet për bashkimin e Bradley Beal me Kevin Durant e Kyrie Irving, kurse së fundmi po flitet edhe për afrimin e mundshëm të DeAndre Jordan.

Në konferencën perëndimore vëmendja pritet të kthehet kah Los Angeles Lakers dhe Golden State Warriors.

Me Lakers, anash LeBron James e Anthony Davis pritet të bashkohet edhe ylli i Chicago Bulls, Zach LaVine, për të formuar një treshe fantastike.

Kurse, GSW pritet të afrojë në radhët e veta MVP në fuqi, Giannis Antetokounmpo, ky që me Steph Curry e Klay Thompson do të formonin një nga treshet më të mira në histori, potencialisht.

Mbetet të shihet nëse këto lëvizje do të ndodhin. Me këto transferime, sezoni tjetër do të ishte një spektakël i garantuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat